“Kafja buzë Ibrit ka lezet të veçantë” – Haxhiu publikon pamje nga takimi me Hamzën

Prishtinë | 04 Qer 2026 | 11:19 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga PDK-ja Bekim Haxhiu e ka nisur ditën bashkë me kandidatin për kryeministër, Bedi Hamza.

Të dy së bashku kanë qëndruar në Mitrovicë.

“Kafja buzë Ibrit ka një lezet të veçantë kur pihet me njerëz të mirë, plot energji pozitive dhe vullnet për punë. Takime të tilla të japin frymëzim dhe motivim për të punuar edhe më shumë, me përkushtim dhe përgjegjësi, për qytetarët dhe të ardhmen e vendit tonë”, ka shkruar Haxhiu.

Postimi i tij i plotë:

Ditën e filluam me nga një kafe në Mitrovicë, së bashku me kryeministrin e ardhshëm, Bedri Hamza, kandidatët për deputetë dhe strukturat e PDK-së.

Kafja buzë Ibrit ka një lezet të veçantë kur pihet me njerëz të mirë, plot energji pozitive dhe vullnet për punë. Takime të tilla të japin frymëzim dhe motivim për të punuar edhe më shumë, me përkushtim dhe përgjegjësi, për qytetarët dhe të ardhmen e vendit tonë.

STOP KRIZËS,

NDRYSHO KOSOVËN!

#VotoPDK125

#BedriHamzaKryeministër1

#ProfBekimHaxhiuKamishi109

Të ngjashme