Ndërsa temperaturat e larta janë karakteristikë e stinës së verës, ekzistojnë gjëra të caktuara nga të cilat duhet pasur kujdes dhe të cilave ia vlen t’u përmbahemi, në mënyrë që të mbrohemi dhe t’i përballojmë ditët e nxehta.
Më me rëndësi është që të mos ekspozohemi në diell në periudhën midis orës 10:00 dhe 17:00.
Kjo vlen posaçërisht për fëmijët, shtatzënat, personat e moshuar dhe personat që vuajnë nga sëmundja e zemrës.
Qëndrimi i gjatë në diell dhe në temperatura të larta mund të rezultojë me simptoma të ndryshme të nxehjes së trupit, si edhe me rënie e diellit në kokë. Qe se çfarë duhet të bëni në mënyrë që të mos ju ndodhin këto gjëra.
Është me rëndësi që të pini shumë lëngje për shkak të humbjes me djersitje. Uji është më i preferuari, ndërsa kafen dhe alkoolin duhet shmangur duke pasur parasysh që shkaktojnë dehidratim.
Pos ujit, është me rëndësi edhe ushqimi i pasur me ujë siç janë kastraveci, domatja, sallata apo shalqiri.
Qëndrimi në hije
Te simptomat e para të ndikimit të vapës në trup është me rëndësi të hyni në hije. Djersitja e tepruar, krupa, ndjenja e molisjes apo pulsi i shpejtuar janë shenja që koha është për freskim dhe lëngje.
Rrobat e tejdukshme
Ngjyrat e shndritshme, kapelat në formë cilindri, syzet e diellit dhe zgjedhja e materialit të lehtë kanë rol të veçantë në mbrojtje nga vapa dhe nga pasojat e padëshiruara.
Mjetet me faktorin mbrojtës
Është me rëndësi përdorimi i mjeteve me faktorin përkatës mbrojtës të cilat mbrojnë nga rrezatimi ultraviolet. Posaçërisht duhet pasur kujdes për fëmijët dhe bebet dhe për ta të përdorni faktorët mbi 30.