Kaja Kallas paralajmëron SHBA-në: Tarifat ndaj Evropës do t’i shërbejnë Kinës dhe Rusisë

Prishtinë | 18 Jan 2026 | 11:19 | Nga Ekonomia Online

Drejtuesja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se vendosja e tarifave ndaj aleatëve evropianë do t’i shërbejë Kinës dhe Rusisë.

Në një postim në rrjetin “X”, Kallas ka shkruar se Pekini dhe Moska “duhet të jenë të kënaqura”, pasi do të përfitojnë nga ndarja mes aleatëve.

“Nëse siguria e Grenlandës është e rrezikuar, mund ta trajtojmë këtë çështje brenda NATO-s,” ka shtuar ajo. “Tarifat rrezikojnë ta bëjnë Evropën dhe Shtetet e Bashkuara më të varfër dhe minojnë prosperitetin tonë të përbashkët.”

Ky reagim vjen pas paralajmërimeve të presidentit amerikan, Donald Trump, për vendosjen e tarifave ndaj disa vendeve evropiane, një masë që ka shkaktuar shqetësim të gjerë në Bruksel dhe kryeqytetet evropiane.

Të ngjashme