Kryeredaktori i Gazetës Online Insajderi, Vehbi Kajtazi, përsëri ka ngritur sot çështjen e furnizimit të Kosovës me vaksina Anti-COVID.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Tëitter ai ka pyetur ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia se pse nuk e ka nënshkruar kontratën për furnizim me vaksina.
“Sikur ulja e numrit të testimeve të ndikonte në uljen e numrit të viktimave. Virusi nuk luftohet me mostestim, por me vaksinim. Pyetja që mbetet pa përgjigje është: pse ministër nuk e ke nënshkru kontratën për vaksina, por po i lë njerëzit edhe me tej të infektohen e të vdesin?”, ka shkruar ai.
Kujtojmë që drejtori i gazetës ‘online’ me qendër në Prishtinë ‘Insajderi’, Parim Olluri u thirr për t’u marrë në pyetje nga Policia e Kosovës pas publikimit të një artikulli që thoshte se Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia refuzoi të nënshkruajë një kontratë për furnizimin e vaksinave Pfizer.