Deputetja nga radhët e LDK-së Lirije Kajtazi, tha se dhuna ndaj gruas ndikon seriozisht në zhvillimin ekonomik të një gruaje. Ajo tha se mjaftueshëm kemi ligje për mbrojtjen e grave, por mungon vullneti për t’i implementuar ato, raporton Ekonomia Online.
“Grupi Parlamentar i LDK-së duke mbrojtur kujdesin në mbrotjen e familjes bën thirrje që ky Kuvend të respektojë aktet që ka miratuar, duke forcuar elementet e zbatimit të ligjit dhe për të dënuar shkelësit e tyre”, tha Kajtazi.
Një prej problemeve tjera sipas Kajtazit qëndron edhe fakti i vonesave në trajtimin e lëndëve në gjykata.