Gazetari Vehbi Kajtazi nëpërmjet një postimi në Facebook ka komentuar arrestimet e fundit në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe gjithashtu arrestimin e njeriut të afërt të kryeministrit Albin Kurti, Ridvan Muharremi.
Madje, Kajtazi ka thënë se Ridvan Muharremi “nuk ka vjedhur” pa lejen e Rozeta Hajdarit, ndërsa sipas tij, vija e lejes shkon deri të kryeministri Kurti.
“Ridvan Muharremi nuk ka vjedh pa lejen e Rozeta Hajdarit. Rozeta Hajdari nuk ka guxu me leju Ridvan Muharremin me vjedh pa lejen e Albin Kurtit. Prandaj, pa u arrestu Rozeta Hajdari dhe Albin Kurti, aksioni nuk eshte i plote!”, tha Kajtazi.
Në një postim tjetër në Facebook, Kajtazi ka thënë se kjo është arsyeja pse Kurti është “në siklet”.