Kallëzim penal kundër Aleksandër Jablanoviqit

Prishtinë | 07 Qer 2017 | 08:29 | Nga

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka pranuar, të martën, kallëzim penal nga Policia e Kosovës kundër kryetarit të Partisë Serbe të Kosovës, Aleksandër Jablanoviq. Ai dyshohet për veprën penale armëmbajtje pa leje. Lajmin për dorëzimin e kallëzimit penal e ka konfirmuar për “Kohën Ditore” kryeprokurori i Mitrovicës, Shyqyri Syla.

“Kallëzimi penal që na është dorëzuar nga policia është kundër Aleksandër Jablanoviqit dhe ai po dyshohet për armëmbajtje pa leje”, ka shtuar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme