Kallëzim penal ndaj 3 mjekëve pas vdekjes së 16-vjeçares

Prishtinë | 17 Maj 2017 | 12:17 | Nga

Policia e Tiranës ka nisur procedimin penal ndaj 3 mjekëve të spitalit privat “Continental”, një ditë pas ngjarjes së rëndë, ku humbi jetën gjatë operacionit në gju 16-vjeçarja Blerta Pepa.

Deri tani është bërë e ditur se vajza humbi jetën pas injektimit të anestezisë, por nuk janë përcaktuar ende shkaqet që shkaktuan vdekjen e saj.

Tre mjekët që e proceduar penalisht për mjekim të pakujdesshëm janë Tefik Zhurda, Jovan Kosta dhe Moeibus Ulf.

Anestezisti është mjeku Tefik Zhurda, i cili tentoi të vetëhelmohej pas vdekjes së pacientes. Ai ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme