Kallëzimi penal demanton tentim-amnistinë që Lumezi i bën të birit të shefit të AKI-së

Prishtinë | 27 Tet 2018 | 07:55 | Nga Ekonomia Online

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, publikisht e ka amnistuar djalin e shefit të AKI-së, Shpëtim Maxhuni, i cili është i përfshirë në një rast hetimor.

Madje Lumezi, që udhëheq institucionin që do të duhej ta hetonte Maxhunin pa asnjë ndikim, ka thënë se “sipas informacioneve të Policisë e Prokurorisë” djalit të Shpend Maxhunit nuk i janë gjetur në posedim as drogë e as armë.

Por një deklaratë e tillë është plotësisht në kundërshtim me kallëzimin penal të shkruar nga Policia e Kosovës. “Koha Ditore” ka arritur të sigurojë një kopje të kallëzimit penal.

Përmbajtja e këtij dokumenti demanton edhe kryeprokurorin Aleksandër Lumezi e edhe zyrtarët e tjerë të hetuesisë, të cilët deklaronin se arma nuk ishte tek Shpëtim Maxhuni në momentin që Policia e Kosovës i kishte kontrolluar.

Kjo është precizuar tek fjalia e dytë e kallëzimit penal.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme