Kalojnë tri projektligjet për MKRS-në

Prishtinë | 09 Nën 2018 | 11:27 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, mbajti sot mbledhjen e radhës ku në rend dite pati shqyrtimin e tre projektligjeve të cilat edhe u miratuan nga anëtarët e këtij komisioni.

Me shumicë votash propozimi i cili ishte sjell nga Qeveria, projektligji nr.06/L- 115 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr 2003 /24 për sport i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr.  04 / L- 075 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr 2003/24 për sport, kaloi me 4 vota për, 2 kundër dhe një abstenim, raporton Ekonomia Online.

Anëtaret e këtij komisioni kanë votuar edhe për projektligjin nr.06 /L-116 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.05/L-090 për sponzorizimin në fushën e kulturës,  rinisë dhe sportit.

Ky projektligj kaloi pa asnjë ankesë, me 6 vota për.

Komisioni ka votuar edhe për projektligjin ,  i cili ka për qëllim parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive të ndryshme në ngjarjet sportive.

Për këtë projektligj pati 4 vota për,  2 kundër dhe 1 abstenim.

Të ngjashme