Kuvendi i Kosovës ka kaluar edhe Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëfinancimit për hartimin e Projektit për ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren, raporton Ekonomia Online.
Marrëveshja kaloi me 82 vota për, nga 93 deputetë sa ishin në sallë. Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës nuk morën pjesë në votim.
“82 vota për, kështu që kalon kjo për tunelin Tetovë-Prizren”, tha kryeparlamentari Glauk Konjufca.