Kaloni shumë kohë në dush? Ja çfarë do të thotë…

Prishtinë | 24 Tet 2016 | 20:48 | Nga

Pavarësisht nëse jeni tipi që preferon të kalojë vetëm 5 minuta në dush në mëngjes, apo plot një orë i zhytur në vaskë në mbrëmje, kjo mund të thotë shumë mbi atë se sa i vetmuar jeni. Vetmia mund të perceptohet ndryshe tek të gjithë, por përkufizimi më i përgjithshëm thotë se ajo ka të bëjë me zhgënjimin që ndjeni tek mosqënia aq të lidhur shoqërisht me të tjerët, se sa mendonit se duhet të ishit.

Çuditërisht sot psikologët thonë se vetmia në fakt nuk ka të bëjë me numrin e miqve që keni. Dikush mund të jetë i rrethuar nga njerëz që e duan, por sërish të ndjehet i vetmuar brenda vetes. Mund të ketë një arsye për vetminë e dikujt, por nganjëherë është një ndjenjaë që e përjetojmë të gjithë kohë pas kohe. Fatmirësisht, ky studim tregon se si ju mund ta përdorni vetminë në avantazhin tuaj.

Studimi

Universiteti i Jeilit kreu një studim mbi mënyrën se si ne pastrojmë veten, dhe se si kjo mund të lidhet me atë sea të vetmuar ndihemi. Studimi vëzhgoi 51 studentë të universitetit dhe nivelin e tyre të vetmisë, të kombinuar me zakonet e tyre të përditshme, për të përcaktuar nëse rutina jonë në dush, ndikon në gjendjen tonë emocionale.

Hulumtimi mbi ngrohtësinë fizike dhe lidhjen sociale, konstatoi se uji i ngrohtë në dush mund të veprojë si një shok i ngrohtë, duke zbehur ndjenjat e vetmisë. Xhon Barg, profesor doktor në psikologji dhe studiues i universitetit, duke folur për studimin tha se “sa më i vetmuar që ndihet një person, aq më shumë herë lahet në dush, duke përdorur ujë më të nxehtë dhe qëndruar për një kohë më të gjatë”.

Ftohtësia emocionale dhe fizike

Ftohtësia jonë emocionale, mund të jetë e lidhur me ftohtësinë tonë fizike, çka do të thotë që kur ne jemi të rrethuar nga diçka e ngrohtë – si uji i nxehtë – ne ndjehemi menjëherë të ngrohtë emocionalisht. Gjëra të thjeshta si veshja e një trikoje ose pirja e diçkaje të ngrohtë, mund të imitojnë në një farë mase këtë ndjenjë. Prandaj herën tjetër që do të ndiheni të vetmuar – përgatisni një filxhan çaji të nxehtë, vishni një bluzë të ngrohtë, hidhni supeve një batanije të lehtë dhe përqafoni emocionet tuaja!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme