“Kalorësit” e Clevelandit turpërohen nga Indiana

Prishtinë | 28 Pri 2018 | 13:30 | Nga

Ndeshja e shtatë do ta përcaktojë ekipin që do të vazhdojë tutje ndërmjet Cleveland Cavaliers dhe Indiana Pacers. Në duelin e gjashtë skuadra e Indianës dhuroi paraqitje fantastike duke e deklasuar nënkampionin me rezultat të thellë 121:87.

Vendësit të ndihmuar nga publiku vendës ishin larg skuadër më e mirë se kundërshtari pasi shkuan deri në plus 36 pikë, që ishte më e larta në ndeshje. Reparti i sulmit funksionoi po ashtu në mënyrën më të mirë pasi Indiana realizoi plotë 15 treshe, transmeton ktv.

Ylli i kësaj mbrëmje padyshim ishte Victor Oladipo me triple double prej 28 pikësh, 13 kërcimesh, e 10 asistimesh.

Te mysafirët u dallua LeBron James me 22 pikë e 7 asistime. Ndeshja e shtatë dhe vendimtare do të zhvillohet pas dy ditësh në “Quicken Loans Arena” të Clevelandit.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme