Dy shtetas serb dhe një shtetas kosovar u kapën pasi kaluan ilegalisht kufirin me veturë.
Policia përmes raporti 24 orësh ka njoftuar se në veturë janë gjetur e konfiskuar mallra pa dokumentacion, përderisa ato i janë dorëzuar doganës, dy serbët e arrestuar janë dërguar në mbajtje, kurse kosovari që u arrestua është liruar në procedurë të rregullt.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shtetas të Serbisë, pasi që me veturën kishin kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në R. Kosovës. Në veturë janë gjetur edhe mallra pa dokumentacion përkatës. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa mallra i janë dorëzuar doganës për procedurë të mëtutjeshëm. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në R. Kosovës. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, shkruan në raportin e Policisë së Kosovës.