52.1 për qind është kalueshmëria e Testit të Arritshmërisë.
Mbi 23 mijë nxënës të klasave të nënta i janë nënshtruar këtij vlerësimi.
Kjo u bë e ditur nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
Sipas kësaj ministrie arritshmëria më e lartë sivjet ishte në lëndën e Gjuhës Shqipe me 68.8 për qind.
“Gjuhë angleze 62 për qind, Histori 55.2 për qind, Gjeografi 49.2 për qind, Matematikë 44.9 për qind, Informatikë 53.4 për qind, Fizikë 42.9 për qind, Kimi 44.4 për qind, Biologji 51.8 për qind”, njofton Ministria e Arsimit përcjell Klankosova.tv