“Kam pasë kancer” – Geti flet për periudhën e rëndë në jetën e tij

Prishtinë | 12 Kor 2025 | 13:43 | Nga Ekonomia Online

Reperi i njohur Getoar Selimi ka ndarë një rrëfim prekës në ‘Canapé’ duke zbuluar për herë të parë se është përballur me një sëmundje të rëndë.

“Kom pasë kancer,” tha ai, duke shtuar se ka qenë një periudhë e errët dhe sfiduese në jetën e tij personale dhe profesionale.

Geti tregoi se për një kohë të gjatë e ka mbajtur të fshehtë gjendjen e tij shëndetësore, duke mos dashur të ngarkojë publikun apo të kërkojë mëshirë.

Pavarësisht vështirësive, ai e ka tejkaluar sëmundjen me forcë, përkushtim dhe mbështetjen e familjes.

Të ngjashme