Zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris, e ka fshirë dorën e saj pasi i ka shtrënguar duart me presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in.
Dyshja ishin në një konferencë shtypi pas një takimi bilateral për Korenë e Veriut, shëndetin global dhe “shkaqet themelore” të migrimit në SH.B.A.
E kjo lëvizje e Harris u bë temë në rrjeta sociale pasi disa e kritikuan e disa thanë se ajo mund të jetë e fiksuar me pastërti të tepruar.