Ekonomia Online
FUNDIT

Kamberi akuzon Daçiqin dhe SPS’in se bënë presion që të përsëriten zgjedhjet në Tërnoc

Kamberi akuzon Daçiqin dhe SPS’in se bënë presion që të përsëriten zgjedhjet në Tërnoc

Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka njoftuar se Komisioni Komunal Zgjedhor në Bujanoc ka refuzuar ankesën për përsëritjen e zgjedhjeve në Tërnoc të Bujanocit. Kamberi tha se pavarësisht përpjekjeve për ta ndalur zërin e shqiptarëve në Kuvend, zëri i 13.000 votave të shqiptarëve të Luginës, sipas tij nuk do të ndalet. […]

Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka njoftuar se Komisioni Komunal Zgjedhor në Bujanoc ka refuzuar ankesën për përsëritjen e zgjedhjeve në Tërnoc të Bujanocit.

Kamberi tha se pavarësisht përpjekjeve për ta ndalur zërin e shqiptarëve në Kuvend, zëri i 13.000 votave të shqiptarëve të Luginës, sipas tij nuk do të ndalet.

Më tutje, Kamberi deklaroi se presioni i Beogradit ndaj organeve zgjedhore kundër shqiptarëve është vazhdimësi e praktikave të viteve ’90.

“Megjithë presionin e Ivica Daçiqit dhe SPS, lajm i mirë që sot Komisioni Komunal Zgjedhor në Bujanoc ka refuzuar ankesën e tyre për përsëritjen e zgjedhjeve në Tërnoc të Bujanocit. Presioni politik i strukturave qendrore në Beograd ndaj organeve zgjedhore kundër shqiptarëve është vazhdimësi e praktikave të viteve ’90. Sado që vazhdojnë përpjekjet për ta pamundësuar zërin e shqiptarëve në parlament, ato nuk do të mund ta ndalin vullnetin e mbi 13.000 votave të shqiptarëve të Luginës. Për Luginën dhe për shqiptarët në përgjithësi do të flasin të zgjedhurit e tyre sipas interesave të tyre”, ka shkruar Kamberi në një postim në “Facebook”.

Të ngjashme