Kamberi kërkon që nëse ndryshojnë kufijtë, Lugina e Preshevës të jetë e tëra me Kosovën

Prishtinë | 09 Qer 2020 | 09:59 | Nga Ekonomia Online

 Interesi ynë nuk është një sekretar shteti ose ministër pa portfel, por që në institucione që veprojnë rajonalisht ose lokalisht, në komuna, participimi i shqiptarëve të rritet proporcionalisht me atë që thotë Kushtetuta dhe ligjet. Kështu i ka deklaruar gazetës “Politika” kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, transmeton Koha.net.

Ai konsideron se pjesëmarrja në punën e institucioneve është rruga më e mirë e prezantimit të problemeve me të cilat ballafaqohen shqiptarët, por edhe mënyrë që ato përmes ndonjë kooperimi të mundshëm të zgjidhen.

Në pyetjen rreth deklaratës së tij se Prishtina, Bujanoci e Medvegja duhet t’i bashkohen Kosovës, Kamberi u përgjigj se ideja rreth shkëmbimit të mundshëm të territorit nuk rrjedh nga partia e tij, por për këtë kanë folur presidenti Aleksandar Vuçiq dhe shefi i diplomacisë, Ivica Daçiq, të cilët “vite me radhë flasin për këtë”.

Ne vetëm e kemi përmendur si një skenar të mundshëm për marrëveshje ndërshtetërore që do të duhej të lidhej midis Beogradit e Prishtinës, nëse do të pajtoheshin të dy palët për ndryshimin e kufijve, ka thënë Kamberi.

Nëse ndodh kjo, kërkesa jonë është që Lugina e Preshevës të jetë e tëra, dhe jo ndarja nëpër disa fshatra, që do të shkaktonte katastrofë humanitare, është shprehur kryetari i PVD-së, Shaip Kamberi.

Të ngjashme