Sulmuesi Florian Kamberi pritet të kthehet në Zvicër për të vazhduar karrierën.
Kamberi 25-vjeçar së fundi ka luajtur për Rangersin në Skoci, ku ishte i huazuar nga skuadra tjetër skoceze, Hibernian.
Derisa ai ka prishur raportet me Hibernianin, interesimi i Rangersit është zbehur.
Kështu ish-lojtari i U-21 të Zvicrës me shumë mundësi të kthehet në Superligën helvetike ku më parë ka luajtur për Grasshopperin.
Sipas mediave skoceze, Hiberniani i ka dhënë leje Kamberit që të udhëtojë për në Zvicër për të diskutuar për të ardhmen e tij.
Për të interesim ka shfaqur St. Gallen.
Sulmuesi të premten ka udhëtuar për në Basel ku do të kalojë një periudhë me familjen para se të vendos për të ardhmen.