Kamberi reagon ndaj një mesazhi antishqiptar në Bujanoc

Prishtinë | 19 Gus 2024 | 14:36 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ashpër ndaj një mesazhi antishqiptar të vendosur në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc.

Mesazhi i cili përmbante frazat: “Vdekje shqiptarëve. Nuk ju duam. Kosova është Serbi,” është vetëm një nga shumë rastet e gjuhës së urrejtjes dhe kërcënimeve që janë bërë pjesë e përditshmërisë në këtë qytet.

Kamberi, përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se këto mesazhe janë një tregues i rritjes së tensioneve dhe urrejtjes ndaj shqiptarëve në Bujanoc.

“Vdekje shqiptarëve. Nuk ju duam. Kosova është Serbi”, ishte mesazhi i vendosur, për të cilin Kamberi ka thënë se nuk është i vetmi dhe gjuha e urrejtjes dhe kërcënimeve ndaj shqiptarëve në Bujnoc është bërë përditshmëri.

“Mesazh i ri antishqiptar në Bujanoc

Mesazhet kërcënuese për shqiptarët në Bujanoc janë shndërruar në përditshmëri. Sot, në hyrjen e repartit për fëmijë, në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, është vendosur ky mbishkrim.

“Vdekje shqiptarëve. Nuk ju duam. Kosova është Serbi”! Ky është mesazhi i dytë brenda një jave i këtij lloji. Gjuha e urrejtjes e kërcënimet ndaj shqiptarëve në Bujanoc kan marr hov. Ftoj organet e rendit që të zbardhin rastin në tërësi”, ka shkruar Kamberi në Facebook.

Të ngjashme