Kamberi takoi ambasadorin Hill, i kërkon përkrahje për Luginën

Prishtinë | 02 Gus 2022 | 13:07 | Nga Ekonomia Online

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka takuar ambasadorin e ShBA-së në Beograd, Christopher R. Hill.

Ai ka thënë se në takim diskutuan për kërkesat që ia kanë dërguar presidentit Vuçiq.

Përmes një postimi në Facebook, Kamberi ka thënë se “Prezenca më e madhe e SHBA-ve në Luginë dhe përkrahja e kërkesave tona legjitime ishin temë e bashkëbisedimit tonë”.

“Në Ambasadën e SHBA në Beograd, bashkëbisedova sot me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës , SH. T. Christopher R. Hill. Me ambasadorin Hill bashkëbiseduam për kërkesat të cilat në emër të Koalicionit të shqiptarëve të Luginës ia kemi dhënë presidentit Vuçiq, për nevojën e realizimit të Planit 7 pikësh dhe për situatën në Luginë në përgjithësi. Prezenca më e madhe e SHBA-ve në Luginë dhe përkrahja e kërkesave tona legjitime ishin temë e bashkëbisedimit tonë”, ka shkruar Kamberi në Facebook”.

May be an image of 2 people, people standing and text that says "EMBASSY OF THE THE PLURIBUS UNITED GAM! ST ERICA"

Të ngjashme