Me të filluar dita e shtunë disa persona kanë vjedhur filialin e Postës së Kosovës në Kamenicë.
Policia u njoftua nga roja e Postës për vjedhjen.
Rastin për KlanKosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Ju njoftojmë se me datën 30 janar rreth orës 01:02 nga roja e Postës përmes telefonit ka njoftuar në Postën e Kosovës , filiali në Kamenicë dyshohet se ka ndodh një “Vjedhje e Rëndë”, ku persona të pa njohur dyshohet se kanë depertuar me forcë në objektin e postës , dhe dyshohet se kanë vjedhur të hollat që kanë qenë në arkë”, tha Hashani.
Hashani mes tjerash tregoi se Policia e Kosovës njësitet e hetimeve si dhe njësitet e forenzikës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po miren me hetimin e rastit.