Partneri i koalicionit të qeverisë greke, ministër për mbrojtje të Greqisë dhe kryetar i Grekët e Pavarur, Panos Kamenos mbron qëndrimin e tij se nuk do të mbështes marrëveshje çka do të përmbaj termin Maqedoni dhe mendon se duhet takim liderësh nën kryesimin e kryetarit të shtetit që të ndryshohet vendimi i sjellur në vitin 1992, sipas të cilës emri duhet të jetë pa termin Maqedoni.
Siç informon korrospodentja AIM nga Athina, Panos Kamenos pozitën e tij të pa ndryshuar e përsëriti sot në konferencë shtypin, në të cilën tha se partia ka qëndrim të qartë, por ishte i rezervuar se a do të mund të kalonte marrëvehsja tek ne.