Kamëz, breshëri plumbash në drejtim të një automjeti

Prishtinë | 31 Kor 2017 | 10:08 | Nga

Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të një automjeti “Audi”. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:20 të mëngjesit të sotëm në “Kodër-Haxhë”, në Kamëz.

“Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe nga hetimet paraprake ka rezultuar se persona ende të paidentifikuar, kanë qëlluar me breshëri arme zjarri, në mjetin e parkuar tip ” Audi “, në pronësi të shtetasit M.C”, ka sqaruar Policia, shkruan Ora News.

Fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar. Në vendngjarje janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa gëzhoja arme. Grupi hetimor po vazhdon punën për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme