Prita në Beograd për pak sa nuk i kushtoi me jetë 19 vjeçarit, kamerat e sigurisë filmojnë momentin e sulmit

Prishtinë | 31 Dhj 2021 | 09:25 | Nga Ekonomia Online

Në Karaburma të Beogradit, ditë më parë ndodhi një pritë e mirëorganizuar, ku një i ri për pak sa nuk e pësoi me jetë kur një person i maskuar dhe me revole në dore fillon të shtie në drejtim të tij.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur sulmuesi rreth orës 1:30, shkrepi disa plumba mbi V.O., 19-vjeç.

Sulmues e kishte pritur V.O. të dalë nga vetura, e më pas filloi të shtie në drejtim të tij. E pavarësisht që tentoi të ikë, i riu ka pësuar lëndime ku si pasojë është dërguar me urgjencë në spital.

Hetuesit në Serbi kishin tentuar të bisedojnë me të riun që u plagos, por ai kishte refuzuar të bashkëpunojë me arsyetimin se nuk e ka parë sulmuesin dhe se nuk e di se kush tentoi ta mbytë.

Por gjykuar nga pamjet e kamerave të sigurisë, realiteti del të jetë krejt ndryshe – i riu lëre që e vëren por ai kthehet për ta parë dhe fillon të vrapojë në drejtim të veturave tjera, me shpresën se do t’i shpëtojë plumbave. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme