Vozitësi i një kamioni i cili transportonte beton ka marrë lëndime të lehta, pasi me dy rrotat e automjetit kishte rënë në një thellësi një metër në Nerodime të Ferizajt.
Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Mehmetali Hajdini, zëdhënës për media Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj.
“Po është paraqitur një aksident trafiku mes dy automjeteve, ku njëri automjet ( kamion i cili transportonte beton) ka rënë vetëm me dy rrotat e para jashtë rrugës diku një metër në thellësi, ku me ç’rast lëndime trupore të lehta ka pësuar njëri nga vozitësit”, ka thënë Hajdini