Kampanja “N`vend t`vet” lansohet edhe në Drenas

Prishtinë | 27 Tet 2017 | 15:37 | Nga

Në kuadër të projektit “Ecofriend- Riorganizimi i shërbimeve komunale” në bashkëpunim GIZ dhe me komunën e Drenasit, projekt ky i impementuar nga  organizata joqeveritare Green Art Center-Prishtina (GAC), është bërë lansimi i kampanjës “N’vend t”Vet” në qytetin e Drenasit.

Ky projekt  konsiston në riorganizimin e infrastrukturës përcjellëse komunale për grumbullimin e mbeturinave dhe pilotimin e ndarjes së mbeturinave të riciklueshme në zonën qendër të qytetit.

Projekt i ngjashëm, në bashkëpunim të ngushtë me organizatën qeveritare Giz German, është duke u implementuar edhe në gjashtë komuna në Kosovë me qëllim të përbashkët të krijimit të kushteve për trajtim të mbeturinave komunale dhe nisjen e praktikimit të skemave për riciklim të mbetjeve,nën sloganin “N’vend t’vet”.

Qëllimi i projektit gjithëpërfshirës mjedisor do të bazohet në:

• Rritje të vetëdijes qytetare për kujdesin ndaj mjedisit jetik;

• Reduktimin e sasisë totale të mbeturinave nëpërmjet stimulimit të ndarjes së mbeturinave të riciklueshme në burim;

• Krijimin e vendeve të reja të punës përmes organizimit të procesit të ndarjes në burim dhe grumbullimit të mbeturinave të riciklueshme;

• Krijimin e një modeli të zbatueshëm mbi ndarjen e mbeturinave të riciklueshme në burim për t’u përhapur në të gjithë territorin e Kosovës.

• Përmirësimin e shërbimeve publike për qytetarët në krijimin e kushteve më të mira infrastrukturore dhe mjedisore në vend;

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme