Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova kanë arritur në Prishtinë,raporton Ekonomia Online.
Ato po priten nga mijëra njerëz në sheshin “Zahir Pajaziti.
Ata u pritën me një ceremoni shtetërore në Aeroportin “Adem Jashari” dhe në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet do të organizohet një festë në të cilën qeveria bën thirrje që të merret pjesë.
Kosova i fitoi dy medalje të arta në Tokio, duke e cuar në tri numrin e përgjithshëm të medaljeve në historinë e vet në Lojëra Olimpike, pas të medaljes së parë olimpike, të artë po ashtu, të Majlinda Kelmendit në debutimin e Kosovës në Olimpiadë në Rio 2016.
Distria Krasniqi e fitoi medaljen e artë në kategorinë 48 kilogramë në fund javë, e cila ishte e para për Kosovën në Tokio dhe e para për të në karrierë. Nora Gjakova e përsëriti suksesin e saj duke e fituar medaljen e artë në kategorinë 57 kilogramë.
Vendit tonë i ka mbetur vetëm edhe një garues në Tokio 2020, mundësi Egzon Shala.
Shala do të përballet me mundësin bjellorus Dzianis Khramiankou në rrethin e parë në peshën e rëndë, 125 kilogramë, të enjten më 5 gusht.
Kosova i dërgoi 11 atletë në Lojërat Olimpike në Tokio, prej të cilëve gjashtë ishin me normë olimpike. Duke e parë numrin e atletëve pjesëmarrës, rezultati i Kosovës vlerësohet të jetë fantastik.