Mbrojtësi i majtë i Kosovës, Leart Paqarada mund të ndërroi skuadër. Pas paraqitjeve mjaftë të mira me skuadrën e tij Sandhausen, Paqarada ka marrë një ofertë të rëndësishme. Është fjala për skuadrën e njohur gjermane Hannover 96 që është në tentativë për ta transferuar atë. Sipas medieve gjermane, Hannover ka filluar bisedimet me klubin e […]
Kampioni i dyfishtë i Gjermanisë e kërkon yllin e Kosovës

Pas paraqitjeve mjaftë të mira me skuadrën e tij Sandhausen, Paqarada ka marrë një ofertë të rëndësishme.
Është fjala për skuadrën e njohur gjermane Hannover 96 që është në tentativë për ta transferuar atë.
Sipas medieve gjermane, Hannover ka filluar bisedimet me klubin e Paqarades, Sandhausen për transferimin e tij.
22-vjeçari ka bërë tri asistime këtë edicion në Bundesligën e dytë gjermane.
Transferimi i tij tek Hannover mund të kryhet për një shumë rreth një milionë euro.
Kujtojmë që Hannover është kampione e dyfishtë e Gjermanisë ndërsa aty luan edhe anëtari tjetër i Përfaqësueses së Kosovës, Valmir Sylejmani.












