Kancelari gjerman bisedon me Putinin, i kërkon të ndalojë pushtimin

Prishtinë | 04 Mar 2022 | 16:35 | Nga Ekonomia Online

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka biseduar me presidentin rus Vladimir Putin në telefon dhe i ka kërkuar atij që të ndalojë menjëherë të gjitha veprimet ushtarake, tha një zëdhënës i qeverisë gjermane.

Scholz gjithashtu i bëri thirrje Putinit që të lejojë aksesin për ndihma humanitare në zonat ku po zhvillohen luftime, shkruan BBC.

Gjatë bisedës një-orëshe, liderët ranë dakord që së shpejti të zhvillojnë bisedime të mëtejshme, shtoi zëdhënësi.

Të ngjashme