Kancelari gjerman takohet me presidentin e Kinës

Prishtinë | 04 Nën 2022 | 08:41 | Nga Ekonomia Online

Presidenti kinez, Xi Jinping, ka pritur sot në Pekin kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në vizitën e parë të një udhëheqësi të një vendi të G7 në Kinë, në tre vjet.

Vizita e diskutueshme vjen vetëm disa ditë pasi Xi forcoi pushtetin e tij dhe teksa tensionet janë të larta mes Perëndimit dhe Pekinit për çështje që variojnë nga Tajvani deri te abuzimet e dyshuara të të drejtave të njeriut.

Scholz dhe delegacioni i drejtuesve të biznesit u testuan për COVID-19 pas mbërritjes.

Lideri gjerman do të zhvillojë edhe bisedime me kryeministrin Li Keqiang në udhëtimin njëditor.

Xi tha se vizita nga Scholz do të rrisë mirëkuptimin dhe besimin e ndërsjellë, do të thellojë bashkëpunimin praktik në fusha të ndryshme dhe do të krijojë plane të shëndosha për zhvillimin e marrëdhënieve Kinë-Gjermani në fazën tjetër.

Scholz do të përpiqet të theksojë nevojën për bashkëpunim të vazhdueshëm ekonomik me Kinën, raporton DW.

Të ngjashme