Ka vazhduar edhe të mërkurën në Austri debati për Kosovën pas deklaratave të zëvendëskancelarit Heinz-Christian Strache që foli për autonominë e Veriut dhe që Serbisë të mos i bëhet presion për ta njohur Kosovën.
Rreth kësaj çështjeje, para mbledhjes së Qeverisë austriake është prononcuar edhe Kancelari Sebastian Kurz, i cili tha se cështja e njohjes së Kosovës është e përfunduar.
“Austria ka një kohë të gjatë që e ka njohur Kosovën dhe ky qëndrim nuk do të ndryshijë në të ardhmen” ka theksuar ai.
Ndryshe deklaratat e Strache kanë nxitur shumë reagime në Kosovë, Serbia dhe në rajon si dhe të politikanëve të ndryshëm europianë.
Më i ashpër ka qenë europarlamentari gjerman, Bernd Posselt, i cili ka kërkuar për dorëheqjen e zëvendëskancelarit austriak, Heinz-Christian Strache, pasi vuri në pikëpyetje shtetësinë e Kosovës. Sipas Posselt, zv.kancelari austriak është njeri i Putinit në Bashkimin Evropian
Austria është një nga shumica e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që ka njohur Pavarësinë e Kosovës dhjetë vjet më parë. Ndërsa, deklarata e zv. kancelarit austriak ra ndesh me qëndrimin që Austria ka mbajtur karshi Kosovës.
Ai ka akuzuar kancelarin austriak se është njëri i Putinit që është spostuar si ‘kali i Trojës’ brenda Bashkimit Evropian, transmeton Gazeta Express.
“Njerëz të tillë janë si kali i Trojës i Putinit në BE, sepse Moska po bën gjithçka që mundet për të hedhur poshtë Pavarësinë e Kosovës”, ka thënë gjermani.