Kancelari gjerman, Olaf Scholz tha se ai po punon me “forcë të plotë” për të liruar të gjithë pengjet e Hamasit, në koordinim të ngushtë me Izraelin dhe do të punojë me fuqitë rajonale në një përpjekje për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të dhunës.
“Jam në kontakt të ngushtë me Presidentin e Egjiptit Sisi, i cili ka kanale për në Gaza. Do të flas me presidentin e Turqisë Erdogan sot dhe do të pres emirin e Katarit”, tha ai. “Të tre mund të luajnë një rol të rëndësishëm në de-përshkallëzimin e situatës”,