Kancelarja Merkel refuzon darkën me Erdoganin

Prishtinë | 25 Sht 2018 | 20:39 | Nga

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, nuk do të marrë pjesë në darkën shtetërore të mbajtur për presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan gjatë vizitës së tij në Gjermani në 27-29 shtator, raporton “Deutsche Welle”.

Vizita e kreut të shtetit të Turqisë është shoqëruar me kritika të shumta në Gjermani për shkak të sundimit gjithnjë e më autoritar të Erdoganit në vendin e tij si dhe për ndikimin negativ tek mbi 3 milion turq që jetojnë në Gjermani.

Në vend të kësaj, presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier do të presë Erdoganin gjatë darkës shtetërore.

Vizita e parë shtetërore e Erdoganit në Gjermani që kur u bë president në 2014., është bojkotuar nga një numër i madh ligjvënësish gjermanë.

Politikan i opozitës nga partia e gjelbër dhe kritiku i ashpër i Erdoganit, Cem Özdemir njoftoi të hënën se do të ndiqte darkën shtetërore për të dërguar një “sinjal” për Turqinë dhe për komunitetin e madh turk, se opozita ekziston dhe është e nevojshme në politikë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme