Daniel Alia, ka gjykuar disa ndeshje basketbolli, por në betejën e tij me kancerin ishte për fat të keq protagonist, e nuk ia doli dot të fitonte.
Ky armik i mori jetën në moshën 24-vjeçari në tetor të 2021, por emri i tij tashmë është jetësuar.
Nga sot një rrugë në Kamëz do të mbajë emrin e tij.
Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Kamzës, si një shenjë mirënjohjeje për atë çka Alia përfaqësonte në botën e sportit, basketbollit, por mbi të gjitha për njeriun që ishte