Kandidatët për doktorantë: Senati i UP-së po përdor standarde të dyfishta në avancime

Prishtinë | 27 Tet 2017 | 08:08 | Nga

Tre kandidatë për doktorantë të Departamentit të Historisë në Fakultetin Filozofik, të cilët “dyshohet” se qëndrojnë mbrapa presionit mbi Rektoratin e Universitetit të Prishtinës, kanë thënë se Senati nuk po ua pranon punimet e doktoratës, ndonëse i kanë plotësuar kriteret, shkruan sot Koha Ditore.

Ata kanë mohuar “akuzat” se për zgjidhjen e problemeve të tyre kanë aktivizuar Policinë, Inspektoratin e Arsimit, Inspektoratin e Punës dhe Agjencinë Kundër korrupsionit.

Mustafë Haziri, Muharrem Qafleshi dhe Dëfrim Gashi, ky i fundit kryeinspektor i Arsimit, thonë se Senati ka vepruar ndryshe me disa kandidatë të tjerë, ndërsa me këta ka përdorur standarde të tjera duke mos ua pranuar punimet e botuara në revista ndërkombëtare.

Mustafë Haziri, të cilit i është refuzuar punimi i doktoratës, ka deklaruar për gazetën se ai ka 5 punime në revista ndërkombëtare, por që Senati nuk po i konsideron si revista kredibile.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme