Sot është publikuar lista prej gjashtë lojtarëve që janë duke konkurruar për të marrë çmimin e lojtarit të vitit në Premier Ligë.
Siç bëhet e ditur, nga kjo listë ka rrjedhur, fjala është për dy lojtarë tët cilët kanë gjasa serioze ta fitojnë këtë çmim dhe një prej tyre ka qenë favorit që nga fillimi i sezonit.
Ajo që bën interesante listës po ashtu është edhe fakti se lojtarët janë të pozitave dhe ekipeve të ndryshme, edhe pse është Manchester City ekipi që pritet të shpallet kampion dhe që ka dominuar që nga fillimi i sezonit. Pikërisht nga ky ekip vjen edhe lojtari që besohet se është favorit për të fituar epitetin e më të mirit dhe fjala është për Kevin de Bruynen.
Mirëpo, konkurrenti kryesor i tij, sipas mediave është Mo Salah i Liverpoolit. Në listë përveç këtyre dy lojtarëve janë edhe David de Gea i Manchester Unitedit, David Silva dhe Leroy Sane të Cityt dhe Harry Kane i Tottehamit.