Schick dëshiron të transferohet në Premier League

Prishtinë | 22 Mar 2020 | 17:04 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi çek Patrick Schick ka pranuar se do të pëlqente të transferohej në Premier League.

Schick 24-vjeçar është i huazuar te klubi i Bundesligës gjermane RB Leipzig deri në verë të këtij viti. Kartonin e tij e ka klubi italian Roma.

“Ëndrra ime ka qenë të luajë në Itali. Po ashtu më pëlqen Anglia, nuk do të gënjejë. Mirëpo, Leipzigu ka qenë zgjedhje e shkëlqyer. Po ashtu kam folur edhe me Dortmundin, Leverkusenin e Schalken në Gjermani. Nga Anglia ka pasur interesim nga Evertoni, Crystal Palace dhe nga Spanja ishte Valencia. Por, Leipzigu ka insistuar më së tepërmi, më ka pëlqyer stili dhe trajneri Julian Nagelsmann. Po del se kam bërë zgjedhje të mirë”, ka thënë Schick për “Ondrej Novotny”, transmeton Koha.net.

Këtë stinor Schick ka realizuar shtatë gola dhe asistuar dy tjerë në 15 ndeshje në Bundesligë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme