Ende pa përfunduar mirë “lufta” mes partive për krijimin e institucioneve qendrore të vendit, një tjetër “luftë” për faktorizim ka nisur brenda llojit, shkruan sot, gazeta Zeri.
Figura nga më të ndryshme politike kanë nisur lobimin e tyre brendapartiak për ta siguruar kandidaturën për kryetar komune në zgjedhjet e 22 tetorit 2017.
Derisa disa prej personave më me ndikim të partive janë të paprekshëm në këtë drejtim, të tjerë po shtyhen me bërryla me bashkëpartiakët e tyre për nominimin e partisë. Padyshim, lufta më interesante edhe kësaj radhe pritet që të zhvillohet në kryeqytet, shkruan Zeri.
Derisa lëvizja “Vetëvendosje” e ka të qartë kandidatin e saj për Prishtinën, Lidhja Demokratike e Kosovës është duke konsideruar disa nga figurat e saj kryesore për kryeqytetin. Deri më tani emrat më të lakuar në LDK për të garuar në zgjedhjet komunale në Prishtinë janë: Vjosa Osmani, deputetja më e votuar femër në Kosovë, si dhe Ismet Beqiri, ish-kryetar i Prishtinës.
Garë e fortë mes partive politike pritet të zhvillohet edhe në Ferizaj, Gjilan, Prizren, Mitrovicë, Kaçanik, në Fushë Kosovë, etj..