Kandidati i AKR-së premton mbështetje maksimale për bujqit e blegtorët

Prishtinë | 03 Tet 2021 | 13:12 | Nga Majlinda Ibrahimi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati i AKR-së për kryetar të komunës së Prishtinës, Gëzim Mehmeti,  ka vizituar fabrikën “Era” në fshati Keqekollë. Ai u zotua se do t’iu dal në ndihmë bujqve, bletareve e blegtorëve, raporton Ekonomia Online.

Mehmeti u shpreh se grumbullimi i bimëve është një ndër veprimtarit që duhet të gëzojë përkrahjen maksimale gjatë qeverisjes së tij.

“Të përgëzoj për iniciativën, vizioni im ndërlidhet shume ngushtë me bujqësinë dhe ketë vit ne zotohem se do te ndajë 6 milionë euro buxhet për të qenë pranë bujqve bletareve e blegtorëve. Gjate gjithë punës qe kemi realizuar fokus te veçantë kemi pasur infrastrukturën. Unë do të kisha shumë dëshirë të shihja më shumë njerëz si ju që punojnë në këtë sektorë dhe krijojnë vende te reja pune si dhe ndikojnë në mirëqenien sociale ekonomike”.

Ndërsa, pronari i fabrikës “Era”, Luan Fazliu, tha se zona e Gollakut e ka pasur traditë grumbullimin e bimëve qe nga koha kur ishte kooperative bujqësore. Kjo tradtë sipas tij duhet të kthehet, pasi i ndihmon ekonomisë së vensit.

“Fabrika Era është e vetmja qendër grumbulluese e bimëve në zonën e Gollakut dhe është përgjithësisht biznes ku punojnë gratë. Zona e Gollakut e ka pasur traditë grumbullimin e bimëve qe nga koha kur ishte kooperative bujqësore e cila kishte mbi 300 të punësuar. Problemi i vetëm në këtë zone është se investimet janë shumë të vogla gati të pamjaftueshme edhe pse ky është sektor qe ka ndryshuar ekonominë e shume vendeve. Zona e Gollakut është një nga zonat me te pasura te Evropës Juglindore dhe me ane te investimeve ne duhet t’ua imponojmë të gjithëve banorëve që të merren me ketë sektor për të gjeneruar të ardhurat”.

No description available.
No description available.

Të ngjashme