Kandidati i AKR-së për kryetar të komunës së Prishtinës, Gëzim Mehmeti, ka vizituar fabrikën “M-Technologie”, raporton Ekonomia Online.
Mehmeti ka thënë se është kënaqësi me vizitua “M-Technologie. Është kompani e cila ka arritur të tablohet jo vetëm në Kosovë por eksporton edhe më gjerë.
“Gjithë këtë investim është krijua me forca vetanake. Dhe çka është me rëndësi për komunën e Prishtinës është se janë punësuar 300 punëtorë. Krijimi i vendeve të punës është prioritet në qeverisjen time të ardhshme sepse Kosovës i nevojiten investime të tilla”.
Argjend Këpuska, menaxher gjeneral në “M-Technology”, tha se kanë filluar me 2500 metra katrorë sipërfaqe prodhuese dhe tani kemi 20 mijë sipërfaqe.
“Kjo fabrikë është qe 2 vjet, dhe është vetëm për përpunimin e xhamit. Tekonologjia është prej përpunimit, prerjes gërryerjes. Momentalisht janë 300 punëtorë”.