Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për komunën e Prishtinës, Përparim Rama, para disa ditësh në një emision televiziv tha se pjesa e stadiumit “Fadil Vokrri” mund të kthehet në një liqen, ndërsa stadiumi të zhvendoset në një pjesë periferike.
E, kjo ide “futuristike” vështirë e realizueshme, u përcjell me shumë shaka në rrjete sociale.
Mirëpo, sot ka publikuar plan-programin ku thotë se kapacitete e tribunës lindore të stadiumit do t’i rrisë për 8 mijë ulëse.
Me këtë ka ironizuar edhe analisti Imer Mushkolaj, ku tha të mos ekzaltohen qytetarët, pasi kandidati i LDK-së ka ndërruar zotimet e tij.
“Mos u ekzaltoni. S’ka njëherë liqe në vend të stadiumit “Fadil Vokrri”. Kandidati i LDK’së po premton rritjen e kapacitetit të tribunës lindore edhe për 8000 ulëse”, shkruan Mushkolaj.