Kandidatët për deputetë; Ardian Kastrati i PDK-së dhe Ali Tafarshiku i VV-së, kanë debatuar ashpër në T7, derisa po diskutonin se pse duhet votuar pikërisht këta kandidatë.
Fillimisht, Tafarshiku i VV’së filloi t’i drejtohet Kastratit duke i thënë se po tregoj kluturë në debat. Ndërkohë menjëherë Kastrati ka filluar t’i bëjë presion Tafarshikut të VV’së me pyetje të njëpasnjëshme.
“Nuk kam dëshirë të debatoj në baza personale, megjithatë unë po tregoj kulturë z. Kastrati. Nuk po ju drejtohem me…”, ishte duke thënë Tafarshiku.
“Mos aktro o ti djalosh. Tregom çka përfaqëson ti ideologjikisht? Çka përfiton parlamenti i Kosovës nga ti?”, e ka ndërprerë Kastrati.
“A keni ju kulturë të debatit a jo? Nëse ke guximin me dëgju dhe ti nuk e ke guximin dhe je i padurushëm. Unë përfaqësoj vlera ideale, kam lidere të partisë…”, ka thënë Tafarshiku.
“E cila ka kaluar në procese gjyqësore…”, ka theksuar Kastrati.
“Me aktakuza të inskenuara nga subjektet politike…”, është kundërpërgjigur Tafarshiku.