Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Pejës.
Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, dy zyrtarë të PDK-së kanë mbetur të vdekur dhe një tjetër është plagosur.
Për Ekonomia Online kanë konfirmuar nga PDK-ja se kandidati i tyre për kryetar të komunës së Pejës, Astrit Ademaj, është njëri ndër të vrarët
Ndërsa, tjetri është ish-kandidati i PDK-së për Deçanin, Blerand Kadriaj.
Ademaj kishte prezantuar kandidatin Selmon Berbati për Asamble Komunale në Pejë.