Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Visar Korenica, ka fyer qytetarët e Komunës së Malishevës teksa përmes një statusi në Facebook ka tentuar ta godasë Nismën Socialdemokrate.
Korenica, përmes një shkrimi idiotesk, ka krahasuar partinë e Fatmir Limajt me riqrat.
“Nisma si riqnat, sa shumë ngjashmëri”, ka thënë Korenica, duke ndërlidhur rriqrat me Malishevën, bastionin kryesor të Nismës Socialdemokrate, qytetarët e së cilës komunë ballafaqohen tash e disa vite me problemin e thumbimit nga ky insekt.
Pas vështirësive për ta kaluar pragun zgjedhor prej 5 për qind, Nisma do të bëhet pjesë e Kuvendit të Kosovës, por mund të bëhet edhe pjesë e Qeverisë nëse do të ketë ofertë prej Vetëvendosjes.
Mirëpo deri tani nga Nisma Socialdemokrate janë shprehur se ende nuk e kanë diskutuar se a do të pranojnë të bëhen pjesë e Qeverisë nëse do të marrin ndonjë ofertë ose do të jenë parti opozitare.
Nënkryetari i Nismës, Endrit Shala, është shprehur sot se pas certifikimit të rezultateve do të flasin për mundësinë e hyrjes në ekzekutiv ose qëndrimit në opozitë.