Xhemshit Vokrri, ish-kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës dhe babai i zëvendësministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, i ka quajtur tradhtarë e kriminelë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë.
Këtë 17 shkurt, në 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës do të mbahet një “tubim festiv” në Prishtinë “në nderim të shtetndërtuesve”.
Njoftimi e ka indinjuar Vokrrin, i cili e ka kundërshtuar idenë e kësaj ngjarjeje, shkruan Paparaci.
“Nuk festohet me tradhtar e kriminel- kujna po mundoheni me ua shite kete,populli gjykon drejt!”, shkroi Xhemshit Vokrri.