Krahasuar me zgjedhjet e përgjithshme të 11 qershorit kur doli partia e parë, Vetëvendosje në zgjedhjet e së dielës ka dalë shumë keq.
VV nuk e ka fituar asnjë komunë pa balotazh, madje as Prishtinën, të cilën e kishte.
Por, një kandidat i cili po konsiderohet si “befasia e këndshme” është Qëndron Kastrati, i cili ka dalë i pari në Kamenicë.
Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka përfunduar numërimin e të gjitha vendvotime në këtë komunë dhe Kastrati i Vetëvendosjes ka marrë 33,33 për qind të votave.
Ai do të përballet në balotazhin që do të zhvillohet më 19 nëntor me Shaip Surdullin e LDK-së, i cili ka marrë 28,81 %.
Kastrati ka qenë shef i Grupit të Këshilltarëve të Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal të Prishtinës.
Qëndroni, i cili është bir dëshmori, ka arritur të dalë i pari dhe me gjasa reale të fitojë më 19 nëntor, megjithëse partia e tij ka dalë e dyta në garën për Kuvend Komunal.
Sipas rezultateve, PDK-ja e cila ishte në pushtet, ka marrë vetëm 16,07 për qind; kurse kandidati Kujtim Gashi 15,30 për qind.