Të hënën u mbajt seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, ku me 69 vota u zgjedh kryetar i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
E çka bëri bujë në media dhe pati shumë reagime dhe nga qytetarët ishte se si me 91 vota për u zgjedh nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Sllavko Simiq nga Lista Serbe.
Mirëpo kandidati i PDK-së për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit, Haki Morina ka ‘sqaruar’ se votimi për nënkryetarët bëhet në grup pra në bllok për të gjithë dhe sipas tij kjo është edhe arsyeja pse njëjtë kanë marrë vota kandidatët për nënkryetar nga të gjitha partitë.
“Votimi për Glaukun ka qene vetëm për Kryetarin e Kuvendit, ndërsa votimi i nënkryetareve tjerë ka qenë në bllok. Pra ne mesin e te votuarve me 91 vota ka qene Nënkryetari i Kuvendit i propozuar nga VV, nga PDK, nga LDK dhe nga Lista Serbe! Pra nuk duhet ngatërruar votimi për Glaukun si individ, dhe votimi ne bllok i te gjithë nënkryetarëve të Parlamentit”, ka shkruar ai.
Ndërsa ai edhe ka akuzuar qeverinë Kurti II se votuan ministrin e Listës Serbe.
“Pastaj kush ishin ata deputete qe e votuan edhe Ministrin e Listës Serbe?! Ishin deputetet e Listës VV-Vjosa, deputetet e minoriteteve, ndërsa ata qe nuk votuan Rakiqin ishin deputet e opozitës! Kaq e thjeshte është kjo pune, por ja qe shumica nga ne shqiptaret jemi mësuar qe te tjerët ti shajmë e mallkojmë për te njëjtat veprime qe i bëjmë edhe vet”, ka deklaruar Morina.
Ndërsa kujtojmë që nënkryetarë nga partitë e tjera jnë zgjedhur Saranda Bogujevci nga lëvizja Vetëvendosje, Bedri Hamza nga PDK-ja, Kujtim Shala nga LDK-ja.