Kandidati për president të Francës gjatë një tubimi kapet dhunshëm për qafe nga një burrë (Video)

Prishtinë | 06 Dhj 2021 | 13:39 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për president të Francës, Éric Zemmour, është sulmuar në një tubim parazgjedhor në Francë, shkruan BBC.

Derisa 63-vjeçari po lëvizte përmes turmës duke ecur drejt skenës, një burrë shkurtimisht e kapi për qafe para se të intervenonin pjesëtarët e sigurimit, transmeton Telegrafi.

Mediat lokale raportojnë që Zemmous ka pësuar lëndime të lehta në kyçin e dorës, dhe se mjeku i ka rekomanduar pushim mjekësor prej nëntë ditëve.

Ish-gazetari është i njohur për qëndrimet kontroverse për migrantët dhe Luftën e Dytë Botërore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme